INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ekspertët, skema për të tërhequr mjekët në rrethe është e dështuar! Argumentat...

Publikuar më: 13:18 29-01-2018

Ekspertët e shëndetësisë hedhin dyshime se skema e re që do përdoret për të tërhequr mjekët në rrethe është e dështuar. Duke komentuar vendimin e qeverisë, që do t’ju japë bonus mjekëve specialistë që të punojnë në rrethe Gazment Koduzi për IN News rendit faktorët se përse në 1 shkurt do të ketë pak ose aspak mjekë nga Tirana që do të duan të punojnë në spitalet e rretheve. 

‘’Kush mjekë do shkojnë? Në Shqipëri s’ka mjekë. Fakultet i Mjekësisë diplomon rreth 250 studentë në vit po kaq dalin dhe në pension në vit. Mbi 400 mjekë janë larguar nga vendi dhe shumë kanë ikur tek privatët’’, tha Koduzi.
Eksperti Koduzi flet se mjekët që lënë vendin apo shkojnë në spitalet private bëjnë këto zgjedhje, pasi shëndetësia është e nënfinacuar dhe pagat e kushtet ku ata punojnë nuk janë optimale.
‘’Sistemi ynë shëndetësor më i nënfinacuari në rajon po mirë që buxheti është i ulët, por dhe një pjesë e parave ikin për koçensione. Me këto lekë duhej të trajtohej personeli shëndetësor me rroga dhe të investohej për kushte pune për ta,’’ shtoi eksperti Gazment Koduzi për IN News.
Gjithsesi mbetet për tu parë nëse në pas 1 shkurt në do të ketë mjekë specialistë, që do lenë Tiranën për të punuar për një pagë 5 herë më të lartë nëpër rrethe.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038700103759766