INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Konfindustria jep alarmin: Tregu i përbashkët ballkanik favorizon Serbinë e jo Shqipërinë

Konfindustria jep alarmin: Tregu i përbashkët ballkanik favorizon Serbinë e jo Shqipërinë

Publikuar më: 12:59 16-07-2017

Konfindustria ka përforcuar dyshimet se nisma për krijimin e Tregut të Përbashkët të Ballkanit Perëndimor, e ndërmarrë në Samitin e Triestes, favorizon Serbinë. Konfederata e Industrive thotë se BE duhet të mbështet para së gjithashë te parimi i paanësisë duke mosfaforizuar asnjë nga 6 shtetet. Ajo kërkon nga Shqipëria dhe Kosova që të jenë të kujdesshme në zbatimin e kësaj nisme, duke u kujtuar se në krye të nismës është vënë një ish –ministër i ish –Jugosllavisë dhe se ajo do të jetë shumë e vështirë për t’u zbatuar.
“Krijimi i Tregut të Përbashkët të Ballkanit Perëndimor është e vështirë të jetë e suksesshme, nëse nuk mbahet parasysh se roli i BE duhet të mbështetet para se gjithash në parimin e paanësisë dhe mosfavorizimit të asnjë prej 6 shteteve anëtare. Sa më sipër duhet të shprehet edhe në shpërndarjen e investimeve prej 1 miliard euro të premtuara në mënyrë, që të zbuten ndryshimet e thella të sotme në infrastrukture dhe ekonomi ndërmjet vendeve të Rajonit

“Kihet parasysh, se tashmë prej vitit 2013 në krye të Sekretariatit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal/KBR është Ministri i Jashtëm serb i Ish Jugosllavisë. Në takimin e Triestes pikërisht KBR ju ngarkua nga BE edhe detyra strategjike e mbikëqyrjes së zbatimit të krijimit të Tregut te Përbashkët te Rajonit, përveç detyrave të deritashme për ecurinë e zbatimit të marrëveshjes tregtare pothuajse të dështuar CEFTA, etj.
Është e qartë, se në kushtet e sotme Serbia për shkak të shumë rrethanave infrastrukturore, ekonomike dhe financiare të trashëguara do të jetë në kushte shumë më të favorshme sesa shtetet e tjera të Rajonit në Tregun e Përbashkët të propozuar në Trieste”, paralajmëron Gjergj Buxhuku, kreu i Konfindustrias, në një deklaratë për shtyp.Edhe disa media gjermane hodhën dyshimin se kjo nismë ishte rikthim tek ish –Jugosllavia, në përbërje të së cilës do të ishte edhe Shqipëria. Por kryeministri shqiptar Edi Rama i hodhi poshtë këto lajme, duke i quajtur “broçkulla”. Edhe pse i zhvlerësoi për nga rëndësia lajmet e mediave gjermane, gjithsesi ai u detyrua të mbante një konferencë të posaçme për shtyp për këtë çështje.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033910274505615