INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Konkluzionet e eurodeputetëve, jo qeveri tranzitore, parlamenti të vijojë[VIDEO]

Publikuar më: 11:07 28-02-2019

Delegacioni i Parlamentit Europian, pas takimeve në Tiranë, kanë arritur në konkulzionin se qeveria është e ligjshme dhe parlamenti aktual duhet të vijojë. Kyesuesi i delegacionit, Tunne Kelam nuk e pa me vend as krijimin e një qeverie kalimtare, siç kërkon opozita. “Ne e kemi diskutuar këtë ide. Mendimi im është se parlamenti është zgjedhur në mënyrë legjitime, ju keni një qeveri legjitime ndaj mendoj që përqendrimi tek ideja e një qeverie kalimtare do të dëmtonte përqendimin që duhet ta keni tek negociatat. Qershori do të thotë unitet kombëtar e kjo është puna juaj”, tha ai.

Ndërsa Raportuesi për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein zbuloi disa detaje nga takimi me krerët e opozitës.
“Ne e bëmë të qartë se ne e kuptojmë nga njëra anë argumentet e tij, pro edhe nëse opozita të ketë të drejtë me akuzat, bojkotimi nuk zgjedh problemet. U çudita por edhe u zhgënjeva shumë nga kryetarja e LSI-së për arsye se ajo tha një fjali në fund të takimit, duke thënë që e ata e kanë marrë vendimin që në Shqipëri ka nevojë për ndryshim pushteti, për shoqërinë, për vendin dhe se nëse europianët nuk e kuptojnë nuk është problemi i saj. Duhet ta kuptojnë se në cilën anë ndodhemi ne”, tha ai.

Article Logic
Execution time: 0.0023720264434814