Forca të shumta policie kanë “blinduar” qytetin e Elbasanit mbrëmjen e sotme.
Në akset kryesore të qytetit janë ngritur pika të shumta kontrolli, ndërsa rrugët patrullohen nga forca të shtuara policie.
Mësohet se mbrëmjen e sotme ekipe të forcave speciale RENEA dhe Shqiponja kanë kryer disa kontrolle të befasishme në biznese të qytetit por edhe banesa.
Masat e shtuara vijojnë prej disa ditësh, kur qyteti u trondit nga vrasja mafioze e avokatit të njohur Ravik Gurra. Policia s’ka ende asnjë të dyshuar për ngjarjen e rëndë.