Një tjetër konflikt ka ndodhur ditën e sotme, këtë herë në lagjen nr18 të Korçës, ku pas një zënke për motive të dobëta mes dy fqinjëve, njëri prej tyre ka mbetur i plagosur me thikë. I plagosuri është shtetasi M.Sh, rreth 50 vjeç, i cili është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Korçës, ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se autori i ngjarjes është Skënder Shahinasi, rreth 58 vjeç, i cili është shoqëruar nga policia. Grupi hetimor në vendngjarje, po punon për zbardhjen e rrethanave të saj.