INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Koreja e Veriu i përgjigjet me predha të tjera sanksioneve të OKB-së

Koreja e Veriu i përgjigjet me predha të tjera sanksioneve të OKB-së

Publikuar më: 10:09 03-03-2016

Koreja e Veriut ka gjuajtur gjashtë predha me rreze të shkurtër në det. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Koresë së Jugut, kjo erdhi pas sanksioneve që ashpra që vuri OKB-ja.

Këshilli i Sigurimit të OKB-së votoi unanimisht për të imponuar disa sanksioneve të forta ndaj Koresë së Veriut. Masat e ashpra vijnë pas provave të testit dhe satelitor bërthamorë. Sanksionet e reja të OKB-së janë cilësuar si më të ashprat të vendosura ndonjëherë ndaj Koresë së Veriut.

Sanksionet e reja të OKB-së janë cilësuar si më të ashprat të vendosura ndonjëherë ndaj Koresë së Veriut. Ato parashikojnë kufizimin e eksporteve dhe inspektimin e të gjitha ngarkesave që hyjnë dhe dalin nga shteti komunist.  Gjithashtu në sanksionet e reja përfshihet edhe bllokimi i aseteve dhe ndalimet e udhëtimeve për 16 individë dhe 12 organizata koreane.

“Sot, bashkësia ndërkombëtare i ka dërguar një mesazh Penianit: Koreja e Veriut duhet të braktisë këto programe të rrezikshme dhe të zgjedhë një rrugë më të mirë për popullin e saj”, tha presidenti amerikan, Obama në një deklaratë.

Ndërsa ambasadorja amerikane në OKB, Samantha Power tha se Koreja e Veriut është më e interesuar në zhvillimin e programeve të tij bërthamore dhe të raketave balistike se sa në përmbushjen e nevojave themelore për qytetarët e saj.

Article Logic
Execution time: 0.0046999454498291