INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Korrigjimi i kufijve, Thaçi: S’ka shkëmbim territoresh me Serbinë, reagon Vuçiç

Korrigjimi i kufijve, Thaçi: S’ka shkëmbim territoresh me Serbinë, reagon Vuçiç

Publikuar më: 16:33 05-09-2018

Mes kritikave se po bën pazare me territorin e vendit, presidenti i Kosovës Hashim Thaci shprehet i vendosur se ai nuk do të bisedojë me Serbinë për shkëmbim territoresh.

Por kreu i shtetit këmbëngul në idenë e tij se është e nevojshme korrigjimi i kufijve pasi sipas tij e shpëton Kosovën nga fati i republikës Srbska e cila konsiderohet më e rrezikshme.

“Do të jetë e vështirë të arrihet marrëveshje, por besoj se do të arrihet, është në interesin e të dyja vendeve . Nuk besoj se unë e Vuçiç e pëlqejmë njëri -tjetrin por ai është i zgjedhur nga populli serb dhe duhet të arrijmë një bisedë konstruktive.Ne synojmë marrëveshje paqësore. Theksoj se korrigjimi e shpëton Kosovën nga shkëmbimi, Republika Srbska është më i rrezikshëm sesa korrigjimi” u shpreh Thaçi.

Edhe një herë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nënvizoi se për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë do të vendosin qytetarët duke i mëshuar idesë së referendumit.

Nga ana tjetër deklarata e presidentit Thaçi për dialogun Kosovë-Serbi, ka nxitur reagimin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç i cili e akuzon homologun kosovar se nuk është i gatshëm të flasë për asnjë çështje me rëndësi duke theksuar se është koha që Beogradi dhe Prishtina të marrin përgjegjësi.

“Unë e shoh se zyrtarët shqiptarë nga Kosova nuk duan të flasin për Asociacionin, për Veriun, e as për Gazivodën. Ata nuk duan të flasin për asnjë gjë thelbësore. Është koha që ne të vendosim për fatin tonë” u shpreh Vuçiç për median serbe.

Deklarata të tilla në distancë vijnë vetëm dy ditë pasi krerët e shtetit priten të takohen në Bruksel për të vijuar me fazën finale të dialogut Prishtinë –Beograd ndërsa cështja e kufirit ka ndezur debatet edhe në arenën ndërkombëtare.

Article Logic
Execution time: 0.0035150051116943