INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Korrupsioni. Prokuroria kërkon 2 vite burg për ish-gjyqtarin Ibrahim Hoxha

Korrupsioni. Prokuroria kërkon 2 vite burg për ish-gjyqtarin Ibrahim Hoxha

Publikuar më: 11:51 14-11-2016

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me tre vite burg për ish-gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës Ibrahim Hoxha. Gjatë pretencës së mbajtur sot në Gjykatën e Tiranës, prokurori i çështjes kërkoi që të merret kjo masë dënimi ndaj ish-gjyqatarit Hoxha. Ky i fundit akuzohet për “Korrupsion pasiv”, pasi dyshohet se ka marrë 600 mijë lek të reja, për të dhënë një vendim në favor të një personi që ishte palë në një proces gjyqësor të drejtuar prej tij. Të pandehur në këtë çështje janë gjithashtu djali i gjyqatarit Ledjon Hoxha, personi që pranoi të jepte rryshfet për të fituar procesin gjyqësor Dritan Jazhexhiu, si dhe ndërmjetësi Novruz Gajdja.

Në dosjen hetimore të prokurorisë bëhet e ditur se gjatë hetimit është provuar se të pandehurit kishin rënë dakord që pjesa e parë e parave, shuma prej 600 mijë lekësh të jepej para vendimit ndërsa pjesa e mbetur do të dorëzohej pas dhënies së vendimit. Gjyqtari Ibrahim Hoxha u arrestua mbrëmjen e 2 majit 2016 së bashku me djalin e tij. Një ditë më pas KLD e pezulloi nga detyra.

Article Logic
Execution time: 0.0024929046630859