Kuvendi i Kosovës ka miratuar Platformën për dialogun mbi Marrëveshjen përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve më Republikën e Serbisë.
Në seancën e kësaj të enjtje deputetët kanë votuar me 61 vota për dhe 1 abstenim platformë për dialogun.
Ndërsa më parë Kuvendi i Kosovës ka miratuar shqyrtimin e dytë të Projektligjit nr. 06/L-145 për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë, me 58 vota për dhe 3 abstenime.