INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KQZ i ndërpret mandati Rehovicës dhe Rakipit

KQZ i ndërpret mandati Rehovicës dhe Rakipit

Publikuar më: 16:33 05-01-2018

Klement Zguri:
“Me 5 vota pro KQZ vendosi ndërprerjen e parakohshëm të mandatit të deputetit Aqif rakiti dhe Gledion Rehovica. Për çdo ankesë mund ti drejtohen Gjykatës Administrative. Të njoftohet menjëherë Kuvendi për këtë vendim”.
Me 5 vota pro komisioni qendror i zgjedhjeve ka vendosur heqjen e mandatit të dy deputetëve në radhët e opozitës, Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica. Në mbledhjen e KQZ ku u shqyrtua kërkesa e Prokurorisë Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica kanë zgjedhur që në këtë seancë të mos jenë të pranishëm por të përfaqësohen vetëm nga avokatët e tyre.
Ndërkohë më herët avokatët e Aqif Rakipit dhe Gledion Rehovicës kanë lëshuar deklarata të forta në mbledhjen e Komisionit Qendor të Zgjedhjeve. Theodhori Sallaku, avokat i Aqif Rakipit teksa hodhi poshtë akuzat e ngritura ndaj klientit të tij lëshoi këtë paralajmërim.
Dheodhori Sallaku:
“Kjo është një procedurë e rrezikshme, nesër mund të jeni ju subjekt i procedurave të tilla, është rasti t’i thërrisni ndërgjegjes suaj profesionale për të marrë një vendim të mbështetur në ligj”.
Ndërsa avokati i Gledion Rehovicës, Ardian Visha hodhi dyshime mbi nismën më largimin e klientit të tij nga Parlamenti.
Ardian Visha:
“Dikush e do Rehovicën jashtë Parlamentit. Rehovica nuk është deputet që duhet flakur përjashta nga parlamenti. Por përdorimi ose më parë keqpërdorimi institucional i institucioneve është i papranueshëm për ne”.

Article Logic
Execution time: 0.0035049915313721