INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

KQZ votim unanim për rezultatin final të 25 qershorit [VIDEO]

Publikuar më: 15:40 26-07-2017

Si radhë herë Komisioni Qëndor i zgjedhjeve ka miratuar në unanimitet të plotë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 25 qershorit. Por edhe pse në KQZ janë 3 përfaqësues të zgjedhur nga opozita që i dhanë votën pro rezultatit final të zgjedhjeve të përgjithshme, një tjetër qasje kishte përfaqësuesi ligjor i partisë demokratike në KQZ. Ivi Kaso në qëndrimin final të demokratëve për zgjedhjet e 25 qershorit tha se rezultati i zgjedhjeve është ngadhënjim i paligjshmërisë.
Ivi Kaso:
“Zgjedhjet e 25 qershorit ishin ngadhënjim i paligjshmërisë, i parave të drogës, presionit, votat u blenë nga partitë në pushtet. Ato ishin zgjedhje jo të lira e jo demokratike, zgjedhjet e 25 qershorit ishin triumf i paligjshmërisë.
Përfaqësuesi ligjor socialist Eridian Salanji u shfaq i surprizuar me këtë qëndrim të demokratëve për rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit, e kjo për shkak të marrëveshjes së 18 majit ku opozita sipas tij mori në dorë menaxhimin e zgjedhjeve të përgjithshme.
Eridian Salanji:
“Të ankoheh kundër vetvetes. Opozita kontrolloi procesin, jo PS. Deklarata e PD është autogol, pasi procesi ishte i rregullt”.
Ndërkohë në rezultatin final të zgjedhjeve të 25 qershorit:
PS 74 mandate deputetësh
PD 43 mandate deputetësh
LSI 19 mandate deputetësh
PDIU 3 mandate deputetësh
PSD 1 mandat deputeti

Article Logic
Execution time: 0.0035920143127441