INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KQZ vendos afat, deri në orën 22:00 duhet të mbarojë numërimi

KQZ vendos afat, deri në orën 22:00 duhet të mbarojë numërimi

Publikuar më: 13:43 26-06-2017

Ndërsa ka përfunduar numërimi i më shumë se 50% të kutive të votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendos afat për përfundimin e numërimit. Deri në orën 22:00, në të gjithë vendin duhet të ketë përfunduar procesi i numërimit.
KQZ përmes zëdhënëses Drilona Hoxhaj apeloi komisionerët të vijojnë me procesin, në të kundërt do të shkarkohen.
Drilona Hoxhaj:
“Të shkojnë menjëherë në vendet e tyre dhe të fillojnë menjëherë procesin e numërimit. Të zbatojnë nenin 142 të kodit zgjedhor, i cili e përcakton që ata duhet të përfundojnë procesin e numërimit dhe nxjerrjen e tabelës përmbledhëse të rezultateve brenda ditës së sotme në orën 22:00. Refuzimi për të vijuar procesin e numërimit përbën shkak për shkarkimin e tyre. Menjëherë të marrin masat dhe të fillojnë procesin e numërimit.

Article Logic
Execution time: 0.0035378932952881