INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kreativiteti dhe inovacioni, Shqipëria e fundit në rajon [FOTO]

Kreativiteti dhe inovacioni, Shqipëria e fundit në rajon [FOTO]

Publikuar më: 18:19 08-12-2016

Pas indeksit më të fundit të publikuar nga Indigo, në renditjen që vlerëson potencialin ekonomik të një vendi, bazuar mbi tregues të ndryshëm nga PBB-ja, si kreativiteti dhe inovacioni, Shqipëria renditet e fundit në rajon.  

Duke rënë i 79-i në renditje, vendi është shumë më mbrapa fqinjëve duke u vlerësuar me pikët më të ulëta për sa i përket inovacionit dhe kreativitetit (62.9 pikë), ndërkohë që asnjë prej fqinjëve nuk vlerësohet nën 100 pikë.

Tregues tjetër i dobët është edhe ekonomia dixhitale, ku vlerësohemi me 68.7 pikë.

Duke përdorur të dhëna nga burime si Banka Botërore, UNESCO dhe Universiteti i Havardit, studimi rendit 152 vende sipas pikëve që kanë shënuar në 5 kategori: krijimtaria dhe inovacioni, diversiteti ekonomik, ekonomia dixhitale, liria, si dhe stabiliteti me qëndrueshmërinë ligjore.

Në studim thuhet se vendet nuk mund të mbështeten vetëm tek projeksioni i PBB-së për të parashikuar performancën ekonomike në të ardhmen, duke qenë se bazohet në aktivitetin e kombinuar të miliona njerëzve të ndikuar nga shumë faktorë të ndryshëm socio-ekonomikë.

Ekonomia botërore po ndryshon me shpejtësi dhe e ardhmja nuk ka asnjë ngjashmëri me të kaluarën.

Në këtë epokë të re ekonomike, burimi kryesor i pasurisë së vendeve nuk është më renta për burimet natyrore, por nga infrastruktura shoqërore që i mundëson çdo njeriu që të kuptojë potencialin intelektual apo kreativ.

Në mënyrë që të masë aftësinë e një vendi për të konkurruar dhe për t’u rritur në këtë epokë të re të ekonomisë, është jetësore që të vështrohet infrastruktura socio-ekonomike në një rreze më të gjerë si: niveli i edukimit, infrastruktura e të bërit biznes, sistemi ligjor, të drejtat e pronës intelektuale dhe pronës së paluajtshme, mjedisi i konkurrueshmërisë, stabiliteti politik, infrastruktura dixhitale dhe ekosistemi i mijëra furnizuesve që mundësojnë shërbime të cilësisë së lartë që nga sipërmarrjet e financimit deri te Web dizajn.

Vlerësimi është bazuar në 5 matje

Stabiliteti dhe korniza ligjore – përfshin indeksin e stabilitetit politik, kontrollin e korrupsionit, efikasitetin e qeverisë, cilësinë e ligjeve.

Kreativiteti dhe inovacioni – përfshin masat në përhapjen e arsimit, normën e analfabetizmit te të rriturit, arsimin terciar,  Indeksin Botëror të Kreativitetit dhe investimet në Kërkim dhe Zhvillim.

Diversiteti ekonomik – përfshin rentën për burimet natyrore, aplikimin e patentave, të drejtat e pronës intelektuale, aplikimet e markës tregtare dhe Indeksin e Diversitetit Ekonomik.

Ekonomia dixhitale – përfshin eksportin e teknologjisë së informacionit,  abonimet celulare, përdoruesit e internetit dhe lidhjen globale.

Liria – përfshin masat ndaj lirisë së shtypit, renditjen e demokracisë dhe Indeksin e Demokracisë.

Article Logic
Execution time: 0.0036370754241943