INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kreu i KQZ, Klement Zguri u bën thirrje komisioneve të numërimit të votave pas pezullimit: Kthehuni në detyrë

Kreu i KQZ, Klement Zguri u bën thirrje komisioneve të numërimit të votave pas pezullimit: Kthehuni në detyrë

Publikuar më: 00:05 26-06-2017

Pas vendimit të marrë për qarkun e Durrësit, Elbasanit dhe  Shkodrës, për pezullimin e numërimit të votave, Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri ka dhënë një deklaratë për media. Zguri ka bërë thirrje komisioneve të numërimit të votave të rikthehen në punë pasi vendimi i tyre tyre është i paligjshëm. Kreu i KQZ theksoi se vendimarrje të tilla pavarësisht se mund të jenë me konsensus janë në kundërshtim me Kodin Zgjedhor.

 “Në një pjesë janë marrë vendime për të pezulluar numërimin si në Durrës, Elbasan, Shkodër, Peqin, etj. U bëj thirrje që këto vendimarrje janë në kundërshtim me ligjin. Argumentet që nxjerrin komisionerët kanë të bëjmë me lodhjen fizike, por këto janë vendime të paligjshme dhe u bëj thirrje që të rikthehen dhe të nisin numërimin e votave. Ka edhe penalitetet por interesi jonë është që procesi të vazhdojë”, u shpreh Zguri.

Article Logic
Execution time: 0.0042848587036133