INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kreu i KQZ në deklaratë për shtyp: Paralajmëron partitë: Do ndëshkojmë çdo shkelje të ligjit nga komisionerët

Kreu i KQZ në deklaratë për shtyp: Paralajmëron partitë: Do ndëshkojmë çdo shkelje të ligjit nga komisionerët

Publikuar më: 09:21 24-06-2017

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Klement Zguri ka dalë sot në një deklaratë për mediat  për të dhënë një mesazh për zgjedhësit por edhe partitë dhe komisionerët.

Ai tha se KQZ ka mbyllur punën parapërgatitore dhe po mbikëqyr shpërndarjen e materialeve zgjedhore. Zguri paralajmëroi se KQZ nuk do lejojë askënd të cenojë ecurinë dhe mospërmbylljen me sukses të procesit zgjedhor, duke iu tërhequr vëmendjen numëruesve dhe komisionerë.

“Ka mbyllur punën parapërgatitore dhe është duke mbikëqyrur shpërndarjen e materialeve. Administrata zgjedhore gati të menaxhojë procesin dhe për t’i dhënë vendit zgjedhje të pakontestueshme dhe me standarde të larta. Kemi në dispozicion administratën për çdo parregullsi.
Dua të paralajmëroj se KQZ nuk do tolerojë askënd që me veprimet apo mos veprimet e tij të cenojë ecurinë apo mospërmbylljen me sukses të procesit zgjedhor. Ka vullnet të plotë për të kundërshtuar çdo shkelje. Procesi zgjedhor më i rëndësishëm se çdo parti. Komisionerët dhe numëruesit në shërbim të ligjit jo partive. Partitë e kanë përmbyllur fushatën dhe i kanë përcjellë mesazhet tek zgjedhësit. Sot e nesër fuqinë e kanë zgjedhjet. Partitë të heqin dorë nga çdo dalje publike në funksion të fushatës. mediat të ndërpresin promovimin e kandidatëve”, deklaroi Zguri. 

Ndër të tjera kreu i KQZ tha se kush ushtron presion ndaj zgjedhësve do ndëshkohet me forcën e ligjit. 

“Presioni ndaj zgjedhësve dhe ndikimi i paligjshëm që pengon votuesit është dhunim i kodit zgjedhor dhe sjell pasoja duke u ndëshkuar. U kërkoj institucioneve ligjzbatuese t’u kushtojnë vëmendje zgjedhësve. Sa më e madhe pjesëmarrja në zgjedhje, më e madhe demokracia. Të gjithë zgjedhësit të marrin pjesë në votime masivisht dhe të ushtrojnë të drejtën e votës”-tha Zguri. 

Article Logic
Execution time: 0.0041060447692871