INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kreu i ri i SHISH është me dy identitete, ja provat që e vërtetojnë këtë [FOTO]

Kreu i ri i SHISH është me dy identitete, ja provat që e vërtetojnë këtë [FOTO]

Publikuar më: 15:05 30-10-2017

Helidon Bendo është emëruar kreu i ri i Shërbimit Informativ Shtetëror pas dorëheqjes së Visho Ajazi Likës.

Helidon Bendo u emërua si zv/drejtor i SHISH në Prill të vitit 2016, ndërsa sot mori detyrën e kreut të këtij institucioni.

Nga plotësimi i formularit të vetëdeklarimit për ligjin e dekriminalizimit, Helidon Bendo rezulton se ka dy identitete. Ai mban edhe emrin Johan Bendo. Këtë identitet, ai e përdorte gjatë qëndrimit në Greqi. Në formularin e vetëdeklarimit, Helidon Bendo sqaron se Johan është emri i pagëzimit të tij.

Helidon Bendo ka eksperiencë 21-vjeçare në SHISH ku ka mbajtur detyra të ndryshme si: Inspektor terreni, Kryetar Dege, Drejtor Drejtorie në disa Qarqe të vendit dhe Drejtor Drejtorie në AQ. Bendo ka lindur më datën 12 Maj 1971 në qytetin e Korçës. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë. Ai është diplomuar në vitin 1993 për matematikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ka një master në studime për sigurinë, si edhe një trajnim tre-mujor në fushën e sigurisë pranë Universitet George Town në SHBA. /tvklan/

helidon-bendo-1.jpg

ddd.jpghelidon-bendo-2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035738945007324