Kreu i Kuvendit, Ilir Meta është ftuar nga drejtuesit republikanë të Kongresit dhe Senatit, në ceremoninë zyrtare të betimit të Donald Trump.
Meta arriti të siguronte një ftesë për këtë ceremoni, ndryshe nga kryeministri Edi Rama që nuk do të jetë i pranishëm.
Për Ramën nuk kishte një ftesë të tillë, ndoshta për këtë kanë ndikuar edhe qëndrimet e tij të ashpra kundër Trump gjatë fushatës, si dhe etiketimi si ushtar i Sorrosit.
Krahas kryeparlamentarit, në ceromi do të jenë edhe Lulzim Basha, Fatmir Mediu dhe deputeti “kaubojs”, Eduart Ndocaj.