INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Krichbaum: Ia thashë personalisht Ramës, progresi deri tani nuk mjafton

Krichbaum: Ia thashë personalisht Ramës, progresi deri tani nuk mjafton

Publikuar më: 16:12 26-04-2018

Për deputetin gjerman, Gunther Krichbaum, Shqipëria nuk është ende gati për çeljen e negociatave. Këtë qëndrim ai e ka rikonfirmuar edhe përmes një postimi në rrjetin social Facebook, një ditë pas takimit të Ramës në Komisionin e Jashtëm të Gjermanisë, të cilin Krichbaum e kryeson.

“Dje, mora Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në Komitetin e Çështjeve Evropiane të Bundestagut Gjerman.

Me këtë rast, personalisht i thashë atij se unë e konsideroj hapjen e bisedimeve të pranimit në BE me Shqipërinë shumë të parakohshme. Progresi i reformës deri tani nuk mjafton”, ka shkruar Krichbaum në Facebook.

rama.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0037708282470703