INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Krim në familje, babai godet me thikë të birin 20-vjeçar

Krim në familje, babai godet me thikë të birin 20-vjeçar

Publikuar më: 22:22 04-10-2017

Një sherr në familje gati sa nuk ka përfunduar në tragjedi. Mbrëmjen e sotme rreth orës 20:35 në rrugën “Behlul Hatibi” në Tiranë, 57 vjeçari Bujar Çika ka qëlluar me thikë djalin e tij 20 vjeç.Policia e kryeqytetit bën me dije se djalit iu dha ndihma e menjëhershme mjekësore dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Babai i tij, sakaq është shoqëruar në polici.

Informacion paraprak
Më datë 04.10.2017, rreth orës 20:35, jemi njoftuar se në rrugën “Behlul Hatibi”, një shtetas është goditur me thikë nga i ati.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimet paraprake ka rezultuar se :

Shtetasi O. Ç.,rreth 20 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, në banesë është goditur me thikë nga i ati, shtetasi Bujar Çika, rreth 57 vjeç.

Shtetasi i dëmtuar O.Ç ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi Bujar Çika është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.

Article Logic
Execution time: 0.0025880336761475