INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kritika e Braçes ndaj Buxhetit [VIDEO]

Kritika e Braçes ndaj Buxhetit [VIDEO]

Publikuar më: 20:09 15-11-2017

Kryetari i Komisionit Parlamentarë të Ekonomisë, Erion Braçe, ka shprehur në Kolaudim pakënaqësitë e tij në lidhje me Buxhetin 2018.

Ai u shpreh për In Tv, se nuk është dakord me taksën e ndërtesës. Braçe tha se nuk mund të trajtohen të gjithë njerëzit njësoj. “Normalisht nuk mund të trajtohen të gjithë njëlloj. Për shembull, pensionistët  që jetojnë vetëm dhe fëmijët i kanë në emigracion ose i kanë ndarë nga trungu familjarë nuk mund të taksohen për ndërtesën”.

Kryetari i Komisionit Parlamentarë të Ekonomisë u shpreh në Kolaudim, se nuk është e drejtë që një pensionist, 70-75 apo 80 vjeç të paguaj taksë ndërtese sepse “stacioni” i tyre i fundit është shtëpia. 

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

 

Article Logic
Execution time: 0.0033471584320068