Po zhvillohet sot një takim kokë më kokë mes kreut të Partisë Demokrate, Lulzim Basha dhe kreut të lëvizjes "Zgjidhja", Koço Kokëdhima.
Burime nga selia e PD pohojnë se takimi mes dy politikanëve po mbahet në një lokal në qendër të kryeqytetit. Më herët Kokëdhima, ish-deputet i PS-së ka shprehur qëndrimin e tij kundër zgjedhje parlamentare të 18 qershorit pa opozitën, e cila prej kohësh është hedhur në protestë.
Të njëjtat burime theksojnë se takimi ka nisur rreth orës 15:00.
Ky takim vjen në një kohë kur situata politike në vend po përballet me tensione dhe akuza. Nga njëra anë PD kërkon largimin e kryeministrit Rama nga pushtetit dhe krijimin e qeverisë teknike, ndërsa qeveria i bën thirrje opozitës që të marrë pjesë në zgjedhje.