INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kriza politike e Italisë: Kërkohet 'koka' e Presidentit pasi vuri veton për kandidatin

Kriza politike e Italisë: Kërkohet 'koka' e Presidentit pasi vuri veton për kandidatin

Publikuar më: 08:35 28-05-2018

Italia është zhytur në trazira politike, me presidentin që po përballet me kritika pasi vuri veton kundër emërimit të kandidaturës të paraqitur nga koalicioni për postin e ministrit të Financave. Në një lëvizje të rrallë, presidenti Sergio Mattarella tha se nuk mund të emërojë euroskeptikun Paolo Savona, duke përmendur shqetësimet e investitorëve. Lideri i Partisë më të madhe politike në Itali ka kërkuar gjykimin e presidentit Sergio Mattarella, pasi ky i fundit vuri veton ndaj të zgjedhurit të koalicionit. Luigi Di Maio, i Lëvizjes së 5 Yjeve tha se presidenti kishte shkaktuar një krize institucionale. Giuseppe Conte, u propozua nga dy partitë populiste si kryeministër në një përpjekje për të thyer bllokimin politik 11-javor të Italisë. Përpjekjet e të mandatuarit Guiseppe Conte për krijimin e qeverise dështuan të dielën pasi Mattarella refuzoi kandidatin Savona, me pretendimin se ai do ta udhëhiqte vendin drejt daljes nga eurozona. Kjo shtyu juristin 54 vjeçar të hiqte dorë nga detyra.

konte.jpg

"Kam kërkuar një person me autoritet nga parlamenti që është në përputhje me programin e qeverisë ... i cili nuk shihet si mbështetës i një linje që ndoshta, ose edhe në mënyrë të pashmangshme, mund të provokojë "tha Mattarella. Ai shtoi se zoti Conte kishte refuzuar të mbështeste "ndonjë zgjidhje tjetër" dhe më pas dorëzoi mandatin e tij si kryeministër. Di Maio kërkoi gjykimin e presidentit mbi bazën e nenit 90-të të Kushtetutës, sipas të cilit Presidenti nuk përgjigjet për aktet e kryera gjatë kohës që ushtron detyrën, përveçse në rastin e tradhtisë së lartë apo sulm ndaj Kushtetutës. Në këtë rast do të vihej ne gjendje akuze nga Parlamenti. Nëse shumica do të votonte pro shkarkimit, Gjykata Kushtetuese do të vendoste më pas nëse do ta gjykonte ose jo. Udhëheqësi i Ligës Matteo Salvini bëri thirrje për zgjedhje të reja. "Në një demokraci, në qoftë se ne jemi ende në një demokraci, ka vetëm një gjë për të bërë, italianët kanë fjalën e tyre, le ta thonë", ai u tha mbështetësve në një fjalim në Italinë qendrore.  Mattarella tani mund të mbushë boshllëkun me emërimin e një kryeministri të përkohshëm. Ai ka thirrur Carlo Cottarelli, një ish-drejtor ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili mund të formojë një administratë të përkohshme. Italia është pa qeveri që nga zgjedhjet e marsit sepse asnjë grup politik nuk mundi të formojë një shumicë.

kandidati_i_ri.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037360191345215