INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kriza politike në Shqipëri/ Ministri i Merkel sqaron nëse vihen në rrezik negociatat

Kriza politike në Shqipëri/ Ministri i Merkel sqaron nëse vihen në rrezik negociatat

Publikuar më: 16:04 14-03-2019


Pas takimit në Berlin me ministrin e Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Jashtme gjermane, Michael Roth ka folur për çështje të rëndësishme si procesi i negociatave të anëtarësimit për shqipërin dhe rrezikun që sjell polarizimi politik.

Deutsche Welle: Ministër i Shtetit Roth, ju u takuat për herë të parë me Z. Cakaj, në rolin e tij si ministër i jashtëm i Shqipërisë në detyrë. Cilat ishin përshtypjet tuaja?
Fitova një përshtypje pozitive për kolegun e ri. Ai është një politikan shumë profesional dhe shumë kompentent në biseda. Bëra të qartë edhe një herë se edhe ne i vlerësojmë përpjekjet e deritanishme për reforma. Sidomos në reformën e gjyqësorit. Vettingu është një model unik për pastrimin e tërë sistemit të drejtësisë nga korrupsioni.

E konsiderojmë të papërgjegjshëm bojkotin e parlamentit nga partitë opozitare. Sepse nuk është vetëm bojkot kundër parlamentit ose i qeverisë, por edhe ndaj demokracisë. Parlamenti është vendi, ku duhet bërë debati. Kam frikë se atmosfera është helmuar aq shumë sa që nuk do të ketë më dialog mes partive të opozitës dhe qeverisë, edhe pse ky dialog është shumë i nevojshëm.

Opozita akuzon qeverinë se i ka blerë votat në zgjedhjet e mëparshme, prandaj e quan parlamentin jolegjitim. Cili është qëndrimi juaj ?

Akuza duhet të bëhen me anë të institucioneve të shtetit të së drejtës. Si mund të bëhen ndryshe? Shteti i së drejtës nuk mund të anashkalohet duke ndalur punën në parlament. Demokracia nuk funksionon në këtë mënyrë.

A e rrezikon gjendja aktuale në Shqipëri çeljen e negociatave me të anëtarësimit në BE?

Unë do të dëshiroja që, edhe nëse grindja është nevojshme, të mos dilet nga tema. Debati është elikzir i një demokracie të gjallë. Por është e rëndësishme që të ketë mirëkuptim thelbësor në disa çështje, pavarësisht se kush është në opozitë e kush në qeveri. Aty përfshihen çështjet kushtetuese, çështjet zgjedhore dhe, për mua, çështjet e afrimit me BE. Këto çështje duhet të mbështeten nga një konsensus i gjerë politik. Dhe sigurisht, konflikte të tilla kanë një efekt paralizues, sepse ato gjithashtu prodhojnë tituj negativë në media. Nga ana tjetër, reformat mund të fillojnë vetëm nëse vendosen në parlament.

Article Logic
Execution time: 0.003842830657959