INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Krizë Papunësie... Ja sa keq shfaqet situata

Krizë Papunësie... Ja sa keq shfaqet situata

Publikuar më: 09:58 13-09-2017

Papunësia zbret në shkallë alarmante në Shqipëri. Institucioni i Statistikave raportoi se tremujori i  dytë i 2017 shënon momentet më të këqija të papunësisë në vend.

Papunësia zbret me 14 përqind më shumë se vitin e kaluar po në këtë kohë... Institucioni i Statisikave na informon se kjo situatë papunësie i ngjason situatës së vitit 2012 ku papunësia ishte pothuajse në të njëjtat kushte...

Nga kjo periudhë, papunësia ka njohur rritje, e cila arriti pikun në fillim të 2014-s me 18,2 përqind dhe pas kësaj nisi rënia graduale.  
Femrat duket se janë më të privilegjuara në punësim, pasi papunësia për to është 2,4 pikë përqindje më e ulët sesa për meshkujt. 
Me rënie është edhe shkalla e papunësisë për moshat e reja. Për kategorinë 15 deri në 29 vjeç, ndryshimi vjetor është 3,5 pikë përqindje më i ulët.

Në të kundërt me uljen e papunësisë është rritur shkalla e punësimit në vend. Sipas INSTAT, në prill- qershorin e këtij viti shkalla e punësimit për popullësinë 15-64 vjeç ka një rritje vjetore me 3,4 përqind, kjo e mbështetur në rritjen e punësimit në sektorin e  shërbimeve me 9 përqind dhe sektori i industrisë me 2,5 përqind, kurse në sektorin e bujqësisë pati një rënie të punësimit prej 1,7 përqind.

Article Logic
Execution time: 0.0035121440887451