INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kroacia, barrierë tregtare për Ballkanin rrit çmimin nga 12 euro për manune  në 270 euro

Kroacia, barrierë tregtare për Ballkanin rrit çmimin nga 12 euro për manune në 270 euro

Publikuar më: 13:36 09-08-2017

Mesa duket Kroacia si anëtare e BE-së, po ndërton barriera për Ballkanin. Siç bën të ditur “Deutsche Welle”, Serbia, Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia kanë njoftuar se do të ankohen te Komisioni i BE-së, në mënyrë që ai të gjykojë dhe të zgjidhë konfliktin mes Kroacisë dhe vendeve fqinje.

Edhe pse kërkesa me shkrim nuk ka mbërritur, Komisioni po verifikon situatën. Siç bëri të ditur një zëdhënës në Bruksel. Serbia, Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia, që duan të hyjnë në BE, i akuzojnë autoritetet kroate se po pengojnë masivisht importin e produkteve të tyre bujqësore.

Ky  debat ka filluar për shkak të çmimeve jashtëzakonisht të larta që  shteti kroat ka vendosur për fruta-perimet të cilat  futen në kufijtë e jashtëm të BE-së. Në vend të 12 eurove si deri më sot, tani kërkohen 270 euro për maune. Menaxhimi i importeve është i çalë e në kalimet kufitare ka bllokim të trafikut të mauneve.

Pala kroate e hedh poshtë akuzën. Rregullat e reja, sipas të dhënave kroate vlejnë për të gjitha vendet jo anëtare të BE-së. Serbia dhe 3 vendet e tjera ballkanike fqinjë kërcënojnë me kundërmasa.

Article Logic
Execution time: 0.0035481452941895