INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Krujë: 4 persona në pranga. Ndërtuan planin për kultivim kanabis

Krujë: 4 persona në pranga. Ndërtuan planin për kultivim kanabis

Publikuar më: 12:39 14-10-2016

4 persona kanë rënë në pranga të uniformave blu, me akuzën e kultivimit të bimëve narkotike. Ngjarja ka ndodhur në Fushë-Krujë, ndërsa sipas policisë ata dyshohen si organizatorë dhe sigurues punëtorësh për kultivimin dhe shitjen e kanabisit.
Pas një pune hetimore intensive 3-mujore, me metoda speciale të hetimit, Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit, kanë finalizuar me sukses operacioni, ndërsa kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:
1.E.K., 33 vjeç, banues në Fushë-Krujë; në rolin e organizatorit.
2.E.B., 25 vjeç, banues në Fushë- Krujë, i dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes;
3.E.B., 35 vjeç, banues në Fushë- Krujë;
4.H.G., 55 vjeç, banues në Fushë- Krujë.
Pasi janë zbuluar disa parcela me 4500 bimë kanabis, 4 shtetasit janë vënë në pranga nga policia.
Ndërkohë nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se shtetasit Edmond Kadiu dhe Elton Babai kanë financuar mbjelljen e bimëve narkotike dhe në këtë veprimtari kriminale kanë angazhuar edhe shtetasit Elton Baroka dhe Idajet Gashi.
Këta të fundit, sipas porosive të dhëna nga dy organizatorët, merreshin me grumbullimin e personave që punonin për përpunimin e lëndës së përfituar nga bimët narkotike.
Ndëkrohë policia ka sekuestruar 3 automjete, një sasi të konsiderueshme parash dhe celularë.

Article Logic
Execution time: 0.0052790641784668