INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
https://www.facebook.com/a.subashi26/videos/812247305621377

Kryebashkiakët e Vlorës dhe Fierit japin alarmin: Situata problematike, banorët të largohen nga banesat

Publikuar më: 11:13 01-12-2017

Rëndohet situata në zonën e Fierit dhe të Vlorës. Dy kryebashkikakët kanë dhënë alarmin duke u bërë thirrje banorëve të largohen nga zonat që po përmbyten apo rrezikojnë të pushtohen nga uji. “Shenjat e para të daljes së Vjosës kanë nisur të shfaqen në Hambar. Vjosa po përparon me prurje.U bëj sërish thirrje banorëve që të evakuojnë bagëtinë dhe gjënë e gjallë”-apelon kryetari i Bashkisë së Fierit Armando Subashi.

sub_toka.jpg

Më herët Subashi postoi një video nga Vjosa që vazhdon të shtojë prurjet me intesitet të lartë. Edhe kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli thotë se situata është shumë problematike, në të gjithë terrenin. Leli, i bënë thirrje nga Novosela të gjithë banorëve të cilët zotërojnë bagëti ti largojnë nga zonat të cilat rrezikojnë të përmbyten. Sipas kryebashkikaut situata në Vlorë është tepër problematike. Ai së bashku me punonjësit dhe forcat e ushtrisë janë pranë familjeve në nevojë.

leli.jpg

Leli iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të kufizojnë sa më shumë lëvizjet, në mënyrë që t’iu lënë hapësira atyre që kanë më shumë nevojë. Kryetari i Bashkisë tha se janë marrë masa dhe se situata nuk është e ngjashme me atë të viteve më parë, por sërish disa zona janë të rrezikuara. Gjatë natës janë marrë masa për evakuimin e banorëve që rrezikojnë nga përmbytjet. Duke folur për televizonet lokale Leli
tha se “në zonë afër Ujit të Ftohtë, ka pasur zbritje nga kodrat e alovioneve, e njëjta situatë është edhe nga Orikumi deri në Llogara, me aluvione. Janë marrë masa, situata nuk është e ngjashme me atë të vitit 2016”-paralajmëron ai.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036759376525879