Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Tiranës të tregohen të kujdesshëm pasi mund të bien në puseta.
Kjo pasi Bashkia ka hapur të gjitha zgarat e pusetave për kullimin sa më të shpejtë të rreshjeve.
"Ju lutem me kujdes buzë rrugëve, Bashkia ka hapur të gjithë zgarat e pusetave për reshjet! Faleminderit”, shkruan Veliaj.
Tirana është përfshirë prej ditës së djeshme nga rreshje të shumta shiu që pritet të vazhdojnë deri sipas parashikimit deri në fund të javës.