INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi dhe Vasili shkojnë sërish në zyrën e Bashës

Kryemadhi dhe Vasili shkojnë sërish në zyrën e Bashës

Publikuar më: 16:49 23-10-2017

Zhvillimet e fundit lidhur me çështjen Tahiri kanë bërë që opozita të takohet sërish. Pasditen e së hënës kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi,e shoqëruar edhe nga kreu i grupit parlamentar Petrit Vasili, kanë hyrë në zyrën e Lulzim Bashës. Edhe pse nuk është bërë zyrtare arsyeja e takimit që ka bashkuar PD dhe LSI, burimet flasin se në fokus është çështja Tahiri. Kjo çështja ka shtuar dozat e akuzave midis palëve politike ku, Opozita kërkon arrestimin dhe gjykimin e ish-ministrit Tahiri, kurse mazhoranca vetëm hetimin. Ky është takimi i dytë që kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe Vasili zhvillojnë me kreun e PD-së, Lulzim Basha në selinë blu. Mengjesin e sotëm kryeministri rama bwri publik vendimin pwr përjashtimin e Tahirit nga grupi parlamentar i PS duke e liruar edhe nga çdo funksion tjetër partiak. Ky zhvillim erdhi vetëm një ditë pasi Petrit Vasili i vendosi kryeministrit afat deri të mërkurën për të vendosur drejtësi me mandatin e Tahirit.

Article Logic
Execution time: 0.0038189888000488