INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi “kërcënon” se do godasë sërish Ramën: Ju tregoj cili është gabimi më i madh i Metës

Kryemadhi “kërcënon” se do godasë sërish Ramën: Ju tregoj cili është gabimi më i madh i Metës

Publikuar më: 21:59 29-12-2017

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se mund të pësojë sërish ndonjë këpucë kokës. Kryemadhi tha në emisionin ‘Repolitix’, në Report Tv, se nëse Rama do të guxojë të prekë deputetët, patjetër që do ta godasë me këpucë.

“Rama ka hedhur 80 milionë euro për të intimiduar qytetarët në zgjedhje. Në katër vjet varfëroi shqiptarët për t’i blerë lehtë në zgjedhje. Atë do ai t’i kalojë ligjet, të mos ketë ndonjë këpucë kokës. Po goditi sërish ndonjë njeri, patjetër që do ketë ndonjë këpucë kokës. Po preku deputetët, do goditet sërish?”, tha Kryemadhi.

Monika Kryemadhi u shpreh gjithashtu se gabimi më i madh i Ilir Metës ka qenë që bëri Edi Ramën kryeministër. Kryetarja e LSI tha se edhe Nar Koka, që ishte organizator i darkës në Gjirin e Lalzit është bërë pishman.“Meta kur ka qenë kryetar partie ma ka mbyllur gojën gjithmonë. Madje kur ka qenë ligji i plehrave ka organizuar një darkë me ambasador në shtëpi që unë të mos isha pjesë e parlamenti, që të bëjë rolin e amvisës dhe unë nuk isha.

Unë mendoj që Meta sikur ka vlerat e veta, por ka edhe gabimet. Vendimi më i mirë ka qenë themelimi i LSI, ndërsa më i keqi që bëri Ramën kryeministër, madje edhe Nar Koka është bërë pishman që e organizoi darkë” deklaroi ajo.

Article Logic
Execution time: 0.0031838417053223