INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi: Kriminelët nuk kanë frikë nga shteti sepse e kanë në dorë

Kryemadhi: Kriminelët nuk kanë frikë nga shteti sepse e kanë në dorë

Publikuar më: 15:02 31-08-2018

Bandat dhe kriminelët nuk kanë frikë nga shteti përkundrazi. Kështu deklaroj kryetarja e lëvizjes socialiste për integrim Monika kryemadhi gjatë një takimi me komitetin drejtues të LRI.

"Thonë që kriminelët kanë frikë nga shteti dhe nga reforma në drejtësi, por i qëllojnë me kallash shtëpisë së gazetarëve. Kjo nuk është frikë. Nuk kanë frikë sepse kryekrimineli është në krye të qeverisë" shprehet Monika

Duke drejtuar gishtin e përgjegjësisë ndaj kryeministrit Rama, kryetarja e LSI lëshoj këtë paralajmërim.

"Ai e di shumë mirë se një ditë do të përballet me drejtësinë, me drejtësinë e vërtetë pro dhe me drejtësinë e shqiptarëve", shton Monika

Kryetarja e LSI foli me një gjykatës të vetëm, nga i cili sipas saj duhet të kenë frikë të gjithë.

"Gjykatësi më i madh është zoti lart që na gjykon ne. Unë nuk dua të gjykohem se nuk veprova ndaj sot më shumë se kurrë duhet të veprojmë" theksoi Kryemadhi.

Article Logic
Execution time: 0.0035309791564941