INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi mesazh të rinjve: Ju i keni sjellë shanset dhe mundësitë këtij populli

Kryemadhi mesazh të rinjve: Ju i keni sjellë shanset dhe mundësitë këtij populli

Publikuar më: 15:19 05-01-2019

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i bëri një apel rinisë shqiptare gjatë një takimi në Fier, që kjo e fundit mos të ndalet me protestat.

Sipas saj ndryshimet në Shqipëri kanë ardhur për shkak të lëvizjeve të rinisë.

“Nuk mund të lëmë të gjithë institucionet e shtetit shqiptar, gjithë të ardhmen e Shqipërisë në dorën e një të çmenduri, do ta rrëzojmë me qetësi, pa qetësi, me dashuri, pa dashuri, me angazhim, me protesta, pa protesta, por në dorë të këtij njeriu të çmendur nuk do ta lëmë vendin. Por, në krye të kësaj lëvizjeje duhet ta kuptoni që është rinia, rinia ka bërë ndryshimet në Shqipëri, rinia ka sjellë ndryshimet në Shqipëri, rinia e ka sjellë këtë vend përpara, rinia i ka sjellë shanset dhe mundësitë këtij populli.

Prandaj, edhe ne sot në Fier dhe në rrethe të tjera nuk do të ndalemi, por edhe ju që nga ky moment, nxirrni telefonat, hapni listën e njerëzve dhe miqve”, tha Kryemadhi.

Article Logic
Execution time: 0.0040340423583984