INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi nga Vlora: PS është kthyer në sekt kriminal

Kryemadhi nga Vlora: PS është kthyer në sekt kriminal

Publikuar më: 16:53 23-10-2018

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaroi se Rama gjatë këtyre viteve qeverisje ka instaluar krimin në vend.

Në një takim me të rinjtë e Vlorës, Kryemadhi tha se sot Partia Socialiste është kthyer në sekt kriminal.

“Çdo ditë dhe më shumë mundësitë për të rinjtë bëhen të pakta. Historia sa ka nisur. Në këto vite që qeverisi Rama, instaloi krimin. Vetëm përballë të rinjve, përballë shpresës, nuk mund t’i bëjë dot rezistencë njeri. Kam besimin tek të rinjtë, dhe do besoj tek ata.

Ne sot kemi një PS që është kthyer në sekt kriminal dhe nuk është vetëm parti. Ndaj duhet të punoni shumë fort si të rinjtë e Vlorës. Çdo angazhimi i juaj do të jetë i rëndësishëm për ju dhe qytetin”, pohoi Kryemadhi.

Article Logic
Execution time: 0.0018720626831055