INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi: Nuk është më koha e qetësisë së Metës, s’ka dashuri me kriminelin

Kryemadhi: Nuk është më koha e qetësisë së Metës, s’ka dashuri me kriminelin

Publikuar më: 11:34 26-04-2019

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në mbledhjen e komitetit drejtues të LSI i bëri një apel të qartë kryeministrit Edi Rama se nuk do të ketë më përballë LSI e Ilir Metës, që kishte hallin e stabilitetit me qetësi dhe dashuri.

“Edi Rama duhet ta ketë të qartë; LSI nuk është më në kohën e qetësisë dhe dashurisë së Ilir Metës që kishte hallin e stabilitetit. Dashuri me kriminelin nuk ka”, tha Kryemadhi.

Kryemadhi përsëriti kërkesën e opozitës për qeveri tranzitore që sipas tyre do të garantojnë zgjedhje të lira e të ndershme.

Article Logic
Execution time: 0.003230094909668