INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi: Saimir Tahiri është viktima e rradhës e Ramës, të shpëtojmë Shqipërinë nga krimi i organizuar

Kryemadhi: Saimir Tahiri është viktima e rradhës e Ramës, të shpëtojmë Shqipërinë nga krimi i organizuar

Publikuar më: 19:18 18-10-2017

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka folur pas takimit të parë të frontit opozitar, në selinë e Partisë Demokratike. Referuar situatës kaotike të ditëve të fundit në vend, Kryemadhi, ka paralajmëruar protesta e manifestime në të ardhmen.

“Po po protesta do të vijnë hap pas hapi, do të sensibilizojnë njerëzit, si fillim do të kemi manifestime siç bën çdo parti politike perëndimore, në varësi të situatës dhe protestat nuk do të mungojnë”, ka thënë Monika Kryemadhi në studion e ABC Neës.

Në vijim të fjalës së saj Kryemadhi ka pohuar se Rama nuk ka pasur asnjë pengesë nga LSI, pasi të gjithë autobuzin e ka pasur të tijin.

“Rama tepsinë, timonin, rrotat i kishte të gjitha vetë dhe nuk e kuptoj se ku e ka penguar LSI. Ne kemi pasur 5 ministri të cilat PS do ta kuptojë tani sa e vështirë ka qenë të punoje me një buxhet aq të vogël sa i kishte caktuar Rama”, ka deklaruar Kryemadhi.

Së fundmi ajo ka bërë të ditur qëllimin e saj dhe frontit opozitar.

“Të shpëtojmë Shqipërinë nga krimi i organizuar. E përsëris këtë nuk e them si kryetare e LSI, as si opozitë, por si një nënë e cila dëshiron që tre fëmijët e saj të rriten në vendin e vet dhe të jenë krenarë për të”, përfundoi Monika Kryemadhi, kryetare e LSI.

Më tej ajo shtoi se i ka thënë edhe Ilir Metës kur ai ishte në krye të LSI, që mos t’i besonte Ramës.

“Saimir Tahiri është viktima e radhës e Ramës në jetën politikë, artistike, sportive edhe shoërore. Unë ja kam thënë edhe Ilir Metës mos i beso. E mira është që ai të iki vetë. Mos ta zvarrisi. Nuk bëhet me fjalë për të dhe familjen e tij, por bëhet fjalë për të ardhmen e shqiptarëve. Mos u çudisni se nesër do dërgohen fëmijët që korrin kanabisin. Policia dërgohej që të korrej kanabisi se trafikantët përtonin të shkonin në ara. Kupa u mbush”, tha Monika Kryemadhi.

Article Logic
Execution time: 0.0038390159606934