Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, ka shkuar vetë sot pranë protestuesve të cilët kundërshtojnë krijimin e impiantit të mbetjeve në fshatin Verri të Fierit.
Kryemadhi u ka ofruar mbështetjen e saj banorëve dhe të konsulentëve të kësaj partie.
“Na keni në dispozicion, unë jam e gatshme, bashkë me këshilltarët tanë. Më vjen çudi, nuk dua ta them por më vjen edhe keq që ta them, prandaj ka humbur besimi te politika, para zgjedhjeve premtojnë s’do e bëjmë, vijnë marrin votat dhe tani thonë do ta bëjmë”, u shpreh Kryemadhi në një tryezë me banorët protestues të cilët ditën e djeshme u përplasën edhe me policinë e shtetit.