INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeministri Edi Rama: Jam kundër bashkimit Shqipëri-Kosovë [VIDEO]

Kryeministri Edi Rama: Jam kundër bashkimit Shqipëri-Kosovë [VIDEO]

Publikuar më: 17:16 17-10-2016

Kryeministri Edi Rama është shprehur kundër Shqipërisë së Madhe, duke theksuar se nuk është për një bashkim të Shqipërisë dhe Kosovës në një shtet të vetëm. Në një intervistë të fundit për “Al Jazeera”, kreu i qeverisë shqiptare, i pyetur mbi këtë çështje, u shpreh se kjo gjë nuk ka qenë asnjëherë qëllim për Shqipërinë.

“Nuk ka qenë kurrë qëllim, sepse besoj fort se ‘Shqipëria e Madhe’, ‘Serbia e Madhe”, apo çfarëdo tjetër e “Madhe”, është ajo që e shkuara na kë lënë, – ka shpjeguar Rama. – Kjo gjë nuk ka qenë asnjëherë një opsion, është thjesht ajo që na ka lënë e shkuara”.

Rama u shpreh gjithashtu se është në të mirë të shqiptarëve dhe serbëve njohja e pavarësisë së Kosovës nga Beogradi.

Article Logic
Execution time: 0.0037989616394043