INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeministri i Sllovakisë rifiton zgjedhjet por humb shumicën parlamentare

Kryeministri i Sllovakisë rifiton zgjedhjet por humb shumicën parlamentare

Publikuar më: 11:59 06-03-2016

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico ka fituar zgjedhjet e përgjithshme në vend.

Fico përfaqëson partinë e majtë nacionaliste. BBC-ja shkruan se ai tashmë duhet të gjejë partnerë për të krijuar koalicionin në mandatin e tretë të drejtimit të vendit.

Megjithatë, fitoret e partive të vogla përfshirë edhe një të ekstremit të djathtë mund të prodhojë një Parlament me ndarje të thella, ndërsa Fico duket se do ta ketë të vështirë krjimin e koalicionit. Edhe vetë Fico shquhet për deklaratat e tij kundër myslimanëve.

Ai ka deklaruar se nuk do të pranojë në vend “asnjë mysliman të vetëm” nga radhët e emigrantëve.

Sllovakia merr Presidencën e radhës së Bashkimit Evropian nga muaji korrik.

Pikëpamjet e tij të vijës së ashpër kundër emigrantëve kanë shkaktuar jehon jo vetëm në vend, ndërsa qëndrime të tilla kanë edhe krerë të shtetit të Hungarisë, Polonisë, Çekisë, etj.

Article Logic
Execution time: 0.0019600391387939