INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeministri  Rama dërgon për dekretim tek Nishani emrat e ministrave teknikë

Kryeministri Rama dërgon për dekretim tek Nishani emrat e ministrave teknikë

Publikuar më: 20:45 21-05-2017

Pas publikimit të emrave per 6 ministrat teknikë dhe të zv.kryeministrit të propozuar nga PD, kryeministri Edi Rama i ka dërguar ato për dekretim tek presidenti Bujar Nishani.

Emerimet dhe shkarkimet pas dekretimit nga presidenti Nishani do te votohen neser ne Parlament, ne seancen e jashtezakonshme thirrur nga Ilir Meta në orën 18:00.

Emrat për 6 ministrat dhe zv. kryministrit teknikë të propozuar nga Partia Demokratike u bënë publikë sot gjatë një takimi mes kreut të PD, Lulzim Basha dhe kryeministrit Rama në Pallatin e Kongreseve.

EMRAT

Zv/kryeministër Ledina Mandia

Minister i Brendshem Dritan Demiraj

Minister i Financave Helga Vukaj

Minister Drejtësie Gazmend Bardhi

Minister i Arsimit dhe Sportit Mirela Karabino

Minister i Shëndetësisë Arben Beqiri

Minister i Mirëqenies Sociale Xhuljeta Kërtusha.

Article Logic
Execution time: 0.0035479068756104