INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeministri Rama flet për 6 motrat jetime në Kukës, “përplaset” me biznesmenin Samir Mane, ja arsyeja

Kryeministri Rama flet për 6 motrat jetime në Kukës, “përplaset” me biznesmenin Samir Mane, ja arsyeja

Publikuar më: 22:17 05-06-2018

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur një tragjedi me proporcione të jashtëzakonshme rastin e prezantuar në emisionin ‘Opinion’, të martën në darkë, për gjashtë motrat e mbetura jetime pas vdekjes së prindërve në Kukës.

“Rastin që jemi mbledhur këtu bëhet fjalë për një tragjedi në proporcione të jashtëzakonshme dhe janë për t’u falëndëruar të gjithë ata njerëz që merren me zbulimin dhe evidentimin e këtyre rasteve, por edhe spontaniteti i shumë njerëzve. Ky është një problem që shoqëria jonë fatkeqësisht e ka. Shoqëria jonë e ka një reagim të menjëhershëm kur një rast i ngjashëm shfaqet, ka një reagim spontan, por kur vjen puna tek ai spontaniteti i strukturuar dhe sistematik që është karakteristikë e atyre vendeve që kanë një shtet solid, këtu kemi edhe mangësitë tona. Kur vjen puna tek solidariteti i strukturuar ne kemi shumë boshlliqe”, ka qenë kjo deklarata e Ramës.

Gjatë emisionit kryeministri Edi Rama ka kërkuar që biznesi i ndërtimit në vendin tonë të mos ankohet për ligjin e kaluar nga qeveria për dhurimin e 3% të sipërfaqes së ndërtimit për të pastrehët.

Por Samir Mane i cili ishte gjithashtu pjesë e panelit të të ftuarve në studio, e ka kundërshtuar menjëherë nismën e kryeministrit.

Mane tha se biznesi e shpërndan vetë 3% te të pastrehët duke e menaxhuar më mirë se sa t’ia lë në dorë shtetit.

Pjesë nga debati:

Edi Rama: Për atë ligjin e fundit që ne kaluma, që 3% e sipërfaqes së ndërtimit të kalojë për qëllime sociale, dhe ja kan bërë nderin më të madh edhe Arbrit, se mund të përfshihet jo vetëm në ndërtimin e shtëpive por edhe të identifikimit të rasteve. I kërkoj sipërmarrësve të mos ankohen.

Blendi Fevziu: Nuk është dakort Mane..

Samir Mane: Nuk jam dakort se atë tre për qindshin e japim vetë dhe e menaxhojmë më mirë se shteti.

Edi Rama: Jo jo atë që jepni nga shpirti juve, pastori do t’ua japi me letër reference kur të shkoni atje te Shën Pjetri.

Article Logic
Execution time: 0.0038230419158936