INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeministri Rama i bindur: Do ta shemb teatrin, në Tiranë ka shumë pak kulla!

Kryeministri Rama i bindur: Do ta shemb teatrin, në Tiranë ka shumë pak kulla!

Publikuar më: 20:28 20-09-2018

Pavarësisht protestave të qytetarëve dhe artistëve, kryeministri Edi Rama, u shpreh i vendosur për të prishur teatrin Kombëtar. Mazhoranca ka votuar sot pro ligjit të teatrit, duke i hapur rrugë ndërtimit të një godine të re dhe i ftuar në ‘Opinion’, Rama deklaroi se godina e Teatrit Kombëtar nuk ka asnjë vlerë kulturore dhe historike. Ndërkohë Rama u shpreh se në Tiranë flitet për kulla, por në fakt ka shumë pak.

‘Ne do ndërtojmë Teatrin e ri Kombëtar. Ky objekt nuk përmbush asnjë kriter për të qenë një Teatër Kombëtar. Kjo godinë ka funksionuar nën logon e Teatrit Kombëtar, por nuk përmbush as standardet e një teatri normal. Është një godinë ku të gjithë kanë sakrifikuar fizikisht për të luajtur atje. Është një godinë të cilës i ka ardhur fundi prej kohësh. Në rastin konkret është një godinë ku nuk ka asgjë për të ruajtur. Nostalgjia nuk është argument për të mbrojtur një godinë të marrë fund. Një kullë e gjysmë ka në Tiranë prej disa vitesh. Janë shumë pak kulla në Tiranë. Të dyja kullat që janë projektuar, janë kulla që nuk i gjen as në Dubai, as në Milano, as në Paris’, tha Rama.

 

I pyetur çfarë do të ndodhë nëse Gjykata kushtetuese e njeh gabim prishjen e teatrit dhe ndërkohë është prishur, Rama u shpreh:

Me këtë “nëse” është si ajo çështja e hallës, dhe unë mendoj të kalojmë të xhaxhai… Sesi e bëjmë dhe ku e bëjmë kemi, marrë besimin e popullit. Unë nuk jam analist jam vendimmarrës."

Article Logic
Execution time: 0.0040390491485596