Gjatë ditës së sotme, kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në darkën e fundvitit me mësuesit më të mirë të Shqipërisë. Kryeministri mbante atlete, ndërkohë nuik ka ngurruar të shpjegojë arsyen pse nuk mban kostum serioz. “Kam ardhur me atlete në solidaritet të mësuesve të fiskulturës se në vendin tonë ka gjithmonë kunguj që duan shpjegime për veshjen. Ndaj shpjegimi për sot është solidaritet me mësuesit e fiskulturës që në fakt janë në fakt një pjesë e rëndësishme dhe që ne kemi vendosur t’i rikthejmë në detyrë pas degradimit prej çerek shekulli të këtij aspekti të edukimit dhe pas zhdukjes së sportit nga shkolla”, tha Rama.
Ndërkohë nuk nguroi të shprehë kënaqësinë që ndodhet në mbrëmje me përfaqësuesit më të mirë të shkollave.
Gjatë mbledhjes me mësuesit më të mirë, kryeministri Rama premtoi se do t’i jepet fund emërimi politikisht të drejtorëve. Gjithashtu kryeministri dha edhe lajmin e mirë për ta duke thënë se do të ketë rritje të pagës së tyre por kjo do të varet nga performanca e tyre.
“Jemi këtu me përfaqësuesit me më të mirët, e shkollave më të mira në vend. Se kush e vendos se kush është më i miri nuk e vendos protokolli, por performanca. Ky është një aspekt i rëndësishëm, që kemi bërë në 4 vitete e para,” tha Rama.
“Me rëndësi është profesionalizmi i mësuesve, dhe jo më pak shkolla e drejtorëve. Emërimi i tyrë është bërë politikë deri më tani, kësaj tradite ne kemi filluar ti japim fund, por jemi ende larg nga aty ku duhet.
Kemi në plan për rritjen e mëtejshme për pagat e mësuesve, ju jeni të vetëdijshëm për atë që kemi bërë. Do të jemi shumë kërkues dhe sistemet e testimit dhe rekrutimit, sistemet e zhvillimit në tërësi të mësuesisë do të jenë shumë rigorozë, por ndaj gjithë atyre si ju edhe të tjerëve që mund të behën si ju, që dalin gjithnjë me sukses në filtrat e testimeve, do të kujdesemi që paralelisht të rrisim të ardhurat tuaja,. Unë po largohem para kohe se dua tju lë të dëfreheni pa pasur merak se mund të bini në sy, për gjera që për mua ka dalë nami se nuk më pëlqejnë.”, përfundoi ai.