Pjesë e axhendës së kryeministrit Rama në Beograd, ishte edhe promovimi i librit të tij “Kurbani” në gjuhën serbe. Një numër i konsiderueshëm personash kanë qenë në sallën e hotelit ku u zhvillua ceremonia.
Përveç personaliteteve të artit dhe kulturës, të pranishëm ishin edhe tre ministra të Qeverisë së Serbisë, mes tyre ministri i Jashtëm Ivica Daçiç dhe ministri i Sportit Vanja Udovicic.
Ndër të tjera, Rama është shprehur përpara të pranishmëve se nuk do të shkruaj libër tjetër për sa kohë është kryeministër i Shqipërisë.