INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeministri Rama shpreh respekt për Dhori Kulen dhe Mynyr Konin

Kryeministri Rama shpreh respekt për Dhori Kulen dhe Mynyr Konin

Publikuar më: 15:37 27-04-2016

Të zgjedhurit e universiteteve janë pritur nga Rama në një takim të veçantë në kryeministri. Ai i ka cilësuar zgjedhjet pozitive dhe larg ndikimeve partiake, duke veçuar dhe qëndrimin e tij për drejtuesit e lartë të universiteteve atë të Dhori Kules dhe Mynyr Konit. Rama tha se i respekton shumë që nuk u trembën, por denoncuan presionin.

Pjesë nga fjala e Ramës:

“Dua t’ju përgëzoj për faktin, që i dhatë një ton pozitiv një fushate që këtë herë, besoj edhe për shkak se ne vendosmërisht qëndruam të pa përfshirë në proçes dhe bëmë çmos për të mbajtur larg çdo ndikim partiak. Më vjen shumë mirë po ashtu që ankimimet nga ana e kandidatëve për veprimtari të paligjshme të kandidatëve të tjerë, përjashto incidentin famëkeq, faktikisht kanë qenë zero. Më lejoni që duke përmendur incidentin famëkeq t’i shpreh respekt, qoftë rektorit të sapo zgjedhur, qoftë dekanit. Të dyve që nuk u tërhoqën përballë një presioni kriminal tërësisht të papranueshëm, jo për botën universitare, por për jetën shoqërore në tërësi, e dhanë një mesazh shumë kuptimplotë me vendosmërinë e tyre për të vazhduar qetësisht një garë, të cilës të gjithë ju i dhatë dinjitet dhe faktikisht e bëtë një gur themeli për të vazhduar seriozisht përpara një rrugë që nuk fillon me këtë mandat të secilit dhe secilës prej jush, por që gjatë këtij mandati, do të përshkojë një segment shumë të rëndësishëm që ka të bëjë, me vënien në jetë të bazës së funksionimit të ligjit të arsimit të lartë.”

Article Logic
Execution time: 0.0034949779510498