Kryeministri Edi Rama ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme. Rama deklaroi se studentët nuk përfillen nga universiteti, ndërkohë që këtë gjë e cilësoi si problemin kryesor.
“Ju keni një problem shumë të rëndësishëm që duhet ta zgjidhni, ju në Universitet nuk ju përfill dhe nuk ju llogarit njeri, dhe nëse nuk e zgjidhni këtë atëherë pijini lëngun këtyre 8 pikave”, u shpreh Rama në Top Shoë.
Ndërkohë, shefi i qeverisë deklaroi se “sa i përket tarifës, unë jam i gatshëm të shkojmë përtej saj…”, por duke ju drejtuar një studenteje të Universiteti Bujqësor tha “Arsim falas në Shqipëri nuk ka”.
“Të gjithë njësoj nuk ka. Tarifën po të doni hajde e zgjidhim brenda dhjetorit ne. Por të ulet për të gjithë s’ka”, shtoi Rama.