INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeministri Rama tha që nëna e tij po përballet me një sëmundje të vështirë, deputeti i PD-së i kundërvihet keq [FOTO]

Kryeministri Rama tha që nëna e tij po përballet me një sëmundje të vështirë, deputeti i PD-së i kundërvihet keq [FOTO]

Publikuar më: 10:36 15-04-2018

Kryeministri Rama ka bërë publik dje faktin se nëna e tij, Aneta Rama, po përballet me një sëmundje shumë të vështirë dhe pradnaj ai tërhoqi çmimin “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare”. Deputeti i PD, Edi Paloka është shprehur se Rama luajti rolin e viktimës dje në Vlorë ky bëri publik faktin se nëna e tij, Aneta Rama, po përballet me një sëmundje shumë të vështirë.

Në një postim në facebook, ai shprehet e kryeministri kur nuk bën dot “të fortin” dhe arrogantin luan rolin e viktimës që të ngjallë mëshirën e të tjerëve.

“I turpshem ne cdo akt qe ndermerr…Kur nuk ben dot “te fortin” dhe arrogantin, luan rolin e viktimes qe te ngjalle meshiren e te tjereve. Per hir te karriges eshte gati te perdore dhe familjen madje dhe duke sajuar situata te paqena sic beri ne emisionin e Eni Vasilit apo dje ne Vlore”- shkruan Paloka në facebook.


Ky reagim i tij erdhi pas fjalës së Ramës në ceremoninë e dorëzimit të titullit “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare”, dhënë nga Urdhri i Stomatologut për Aneta Ramën.

palo.png

Article Logic
Execution time: 0.0037190914154053