INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeministri serb Vuçiç: I heq kapelen Majlinda Kelmendit

Kryeministri serb Vuçiç: I heq kapelen Majlinda Kelmendit

Publikuar më: 18:29 10-08-2016

Triumfi i Majlinda Kelmendit, duke fituar medaljen e artë në sportin e Xhudos, të parën në debutimin e Kosovës në Lojërat Olimpike, tërhoqi vëmendjen e gjithë botës, por edhe atë të kryeminsitrit serb.

Ndryshe nga shumë serb, Aleksandar Vuçiç, e ka uruar olimpisten kosovare, madje duke përdorur fjalë të bukura.

  “Sa i përket zonjës apo zonjushës Kelmendi, kjo grua e re nuk ka bërë asnjë të keqe. Bravo, hallall i qoftë për këtë sukses, për talentin, aftësinë, shpirtin… Ia heq kapelën”.

 “Por, Kosova është në Lojërat Olimpike përkundër faktit se anëtare mund të jetë vetëm shteti i cili është pranuar nga Kombet e Bashkuara. Iu kam ikur komentimeve të budallallëqeve të analistëve dhe gazetarëve të rrejshëm, të cilët thonë se në Bruksel është nënshkruar që Kosova të jetë anëtare e Komitetit Olimpik”, tha ndër të tjera Vuçiç.

Article Logic
Execution time: 0.0035431385040283