INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeministrja kthehet në punë 6 javë pas lindjes së vajzës [VIDEO]

Kryeministrja kthehet në punë 6 javë pas lindjes së vajzës [VIDEO]

Publikuar më: 11:43 08-08-2018

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern u kthye në parlament të hënën për të drejtuar mbledhjen e saj të parë të kabinetit, gjashtë javë pas lindjes së vajzës së saj.
Ministrat vlerësuan se Ardern hyri në dhomën e mbledhjes së kabinetit dhe mori vendin e saj përkrah Zëvendës Kryeministrit Winston Peters, duke e falënderuar atë për drejtimin e vendit, pasi e lejoi atë të bëhej kryeministër i vendit gjatë pushimeve të saj pas lindjes.

foto_krye.jpg"Gjashtë javët e fundit kanë qenë të mrekullueshme jo vetëm për shkak të lindjes së vajzës sonë të shëndetshme, por për shkak se ne jemi bekuar nga ky kabinet, nga njerëzit e Zelandës së Re, këtë herë së bashku", tha Ardern. "Ndihem me të vërtetë shumë mirë që të jam përsëri në mesin tuaj," u tha ajo kolegëve. "A vazhdojmë me tej?"
Vajza e Ardernit, Neve Te Aroha, nuk e shoqëroi atë në takim. Por hapat për ta bërë parlamentin më të përshtatshëm për foshnjat lejojnë që ajo të përqafojë me nënën e saj gjatë debateve dhe të notojë në pishinën e ligjvënësve.

foto_per.jpg

Shumë e shohin shtatzëninë e kryeministres 38-vjeçare si simbol progresi për gratë në rolet e lidershipit, pasi, duke lindur gjatë kohës që ishte në detyrë, ajo ndoqi shembullin e Benazir Bhutto të Pakistanit më 1990.
Ardern zyrtarisht u kthye zyrtarisht në punë të enjten, pasi qëndroi në shtëpinë e saj në Auckland. Të shtunën ajo u kthye në kryeqytet, në Wellington. Në aeroport u përshëndet nga një kor i shkollës së mesme në aeroport, ndërsa ajo u foli gazetarëve me foshnjën që flinte gjumë në krahët e saj.
Kryeministrja është duke ushqyer me gji vajzën, u shoqërua nga partneri Clarke Gayford, i cili po kujdeset për të me orar të plotë. Ajo tregoi për mediet se planet e tyre për fundjavën përfshinin vendosjen e mobilieve të dorës së dytë në Shtëpinë e Kryeministrit, vendbanimin e saj zyrtar.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038330554962158