Një mësuese 26-vjeçare, e cila ishte e martuar dhe ushtronte profesionin e saj si mësuese dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me nxënësin e saj 14-vjeçar.
Stephanie Peterson, akuzohet gjithashtu dhe për faktin se i ka dërguar foto lakuriq nxënësit të saj.
Denoncimi është bërë nga vetë nxënësi në polici i cili ka deklaruar se mësuesja i dërgonte foto nudo dhe kishte blerë edhe marjuanë për të. Mësuesja menjëherë pas këtij denoncimi ka përfunduar në pranga.
Kjo ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në një shkollë në Florida të Shteteve të Bashkuara.