INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeprokurorja Arta Marku ndyshon strukturën e Prokurorisë së Përgjithshme

Kryeprokurorja Arta Marku ndyshon strukturën e Prokurorisë së Përgjithshme

Publikuar më: 13:52 24-01-2018

Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme Arta Marku ka firmosur ditën e sotme strukturën e re në organin e akuzës.

Siç raporton Ora News struktura e re përbëhet nga 4 drejtori të rëndësishme.

Bëhet fjalë për Drejtorinë Gjyqësore, Drejtorinë e Telekomunikacionit e Përgjimeve, Drejtorinë e Inspektimit dhe Drejtorinë e Dekriminalizimit edhe mbrojtja e dëshmitarëve.

Nga ana tjetër, mësohet se është shkrirë Drejtoria e Hetimit, pasi siç e parashikon edhe ligji i ri prokurorët janë të pavarur në hetime dhe vendimmarrjen e tyre e vlerëson gjykata.

Article Logic
Execution time: 0.0015799999237061